E përndiqte prej kohësh, një burrë futet në shtëpinë e këngëtares së njohur

Katy Perry ka ngritur një urdhër ndalese ndaj një burri që quhet William.
Urdhër ndalesa është ngritur për të mbrojtur atë, burrin e saj Orlando, vajzën e vogël Daisy dhe djalin e Orlandos, Flynnin.
Burri në fjalë është një i pastrehë, i cili ishte parë të ketë hyrë në pronën e Katyt.
Pery ka treguar se burri “ka kërcyer nga ballkoni i shtëpisë në Beverly Hills, kur ajo ishte aty me Bloomin dhe vajzën e tyre”.
Pasi u konfrontua me sigurimin, burri u arrestua për hyrje në pronë, nga policia.
“Unë kam frikë që ai mund të ketë akses në armë. Jam e frikësuar për sigurinë time, të partnerit tim, vajzës dhe familjarëve”, ka thënë Katy.
