Nënkryetarja e VV-së, Qeverisë: Paguajeni punën e njerëzve!

Nënkryetarja e dytë e Lëvizjes Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, derisa po diskutohet për çështjen e pagesave shtesë për policët dhe punonjësit shëndetësorë, ka kritikuar LDK-në, e cila nuk ka votuar për shtesat e policëve, e tani Qeveria përmes një vendimi të ri po përpiqet të kamuflojë situatën.
Ajo ka thënë se subjekti i saj politik nuk po përpiqet të godasë Qeverinë, por këto janë shqetësime të gjithë atyre që punojnë në polici dhe në sektorin e shëndetësisë.
Kollçaku-Mulhaxha ka thënë se Qeveria nuk ka përfillur kërkesat e sindikatave, duke i lënë ata të punojnë me orar të zgjatur e duke mos ua bërë pagesat.
“Shumë policë kanë vdekur, shikojeni pakënaqësinë e punëtorëve shëndetësorë, paguajeni punën e njerëzve, punën që po e bëjnë, secilën orë shtesë”, tha nënkryetarja e VV-së. /IndeksOnline/