75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kumbulla pas transferimit te Roma, vjen me një falënderim special për Veronan

Marash Kumbulla tashmë dhe zyrtarisht është futbollist i Romës.


Mbrojtësi shqiptar para pak çastesh u prezantua edhe zyrtarisht te Roma, ku do të qëndrojë për 2 vite me një çmim prej 13 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Pas transferimit te klubi romak, Kumbulla përmes një postimi në “Instagram” ka falënderuar klubin e Veronës për mundësin që ai të rritet si futbollist.

“I dashur Butei, unë u bashkova me këtë klub kur isha vetëm 8 vjeç, i shoqëruar nga babai im. Kam kaluar 12 vjet në këtë shtëpi, më shumë se gjysmën e jetës sime. Në shtëpinë tuaj ju gjithmonë jetoni momentet më të mira dhe në këtë familje kam ndarë gëzimet, lotët dhe ëndrrat e një fëmije. Unë kam brenda meje çdo moment të kësaj përvoje që kalua së bashku. Tani ka ardhur koha për të realizuar një nga këto ëndrra të mëdha, hapin më të rëndësishëm të karrierës time deri më sot, dhe unë po e  bëjë atë edhe falë jush dhe këtij klubi fantastik që gjithmonë më ka mbështetur në gjithçka. Faleminderit të gjithëve dhe shpresoj t’ju bëjë gjithmonë krenarë. Marash”.