75 Mall Live Search
17:05 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kumbulla tregon se çfarë e shtyri t’i bashkohet Romës!

Marash Kumbulla tashmë është futbollist i Romës.

Mbrojtësi shqiptar u bashkua me Romën për çmimin 12 milionë euro, dhe një kontratë që e mbanë atë në Itali për 2 vite, shkruan IndeksOnline


Kështu, Kumbulla foli pas transferimit të tij, ku tregoi se po ndihet mirë dhe se premton sukses te Roma.
Ai gjithashtu tregon se cila ishte arsyeja që vendosi t’i bashkohet klubit romak.

“Ajo që më bindi që unë të bashkohem me klubin e Romës ishte vet historia e ekipit, trajneri, stafi, cilësitë e skuadrës dhe pasioni i tifozëve. Të gjithë ato elemente ma bënë të lehtë zgjedhjen time”, tha Kumbulla për faqen zyrtare të klubit.