75 Mall Live Search
17:51 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Holandë numër rekord i të infektuarve nga COVID 19

Shteti i Holandës po thyen rekorde për të tretën ditë me radhë sa i përket personave që janë të infektuar me Covid 19, njoftoi  Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. Kjo ministri ka paralajmëruar se kapacitetet e testimit nuk janë të mjaftueshme për një valë të re në muajt e ardhshëm.

Kapaciteti i testimit dhe kapaciteti laboratorik duhet të rritet nga niveli aktual i rreth 30,000 testeve në ditë në 55,000 teste në ditë në nëntor dhe në 70,000 në dhjetor dhe 85,000 nga shkurti, tha ministria.

Kryeministri Mark Rutte në një debat në parlamentin holandez theksoi se janë duke bërë gjithçka që po munden për të rritur kapacitetet, por këto masa për momentin  nuk janë ende të mjaftueshme.

Qytetarët  që janë detyruar të presin nga autoritetet janë njoftuar se shumë njerëz po i përgjigjen testimit pa simptoma të dukshme të COVID-19, andaj tani do të këshillohet të testohen vetëm ata që kanë probleme serioze shëndetësore.

Numri ditor i të infektuarve është rritur javët e fundit në Holandë, duke arritur të enjten 1753, ose gjithsej 88,073.