Tirana, në rundin tjetër të kualifikimeve për Evropa Ligën, mund të takohet me Dritën
Klubi i vetëm nga Shqipëria,Tirana, që ende është në gara evropiane, sot mëson kundërshtarët e saj në rrethin e katërt të kualifikimeve.
Ekipet do të radhiten në vazo sipas koeficientit që e kanë pasur në fillim të sezonit, transmeton Indeksonline.
Sipas kësaj, Tirana, i bie që të jetë në vazon e dytë. Kundërshtarët e sigurt potencial të “Bardhebluve” janë: Dinamoja e Zagrebit, Young Boys, Cërvena Zvezda, Qarabagu, Dinamo Bresti.
Por, Tirana në rrethin e katërt ka mundësi të luajë edhe ndaj ekipit të Dritës në rast se ata e mposhtin Lega Warsavan.
Këto mbesin hipoteza deri të shihet se si do të jenë skuadrat të vendosura në vazo. Kjo dihet sot, pasi të përfundojë ndeshja Riga-Tre Fiori./Indeksonline/