IKSHPK sqaron: 3 rastet me vdekje që u raportuan sot, ishin negativ me Covid19
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë në raportin e përditshëm për COVID19 ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror).
Ndërkaq, tri orë më vonë ka dal me një sqarim të ri për këtë informatë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së këta tre persona në momentin e vdekjes kanë rezultuar negativ me COVID19.
“Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
SQARIM NË KOMJNIKATËN 19 SHTATOR 2020!
Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv.
Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenē COVID negativ.
Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative.
Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK Shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre.