Tregtarët kërkojnë hapjen e ‘Tregut të Veturave’, thonë se kanë vështirësi për të mbijetuar
Tregtarë të shumtë janë mbledhur sot në tregun e njohur si ai i ‘Veturave’.
Kërkesa e tyre në shenjë proteste ishte që të bëhej hapja e këtij tregu, pasi në vendimet e fundit që kishte marrë Qeveria e Kosovës ishte që ky treg të mos-funksionojë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19 nga grumbullimi i njerëzve të shumtë.
E shumë tregtarë sot u bën bashkë që të kërkojnë hapjen e këtij tregu dhe të zhvillojnë punën pasi thonë se patën shumë humbje si pasojë e kësaj pandemie.
Në redaksi të Indeksonline janë dërguar dhe disa video që tregojnë mbledhjen e këtyre tregtarëve.
Për t’i larguar nga vendi i ngjarjes u desh të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës, të cilët u përkujdesen që të largoheshin nga ky vend, ku nga institucionet përgjegjëse është ndaluar funksionimi i tyre.
Nga tregtarët u tha se kanë vështirë të shumta për të mbijetuar, si pasojë e humbjes që patën gjatë këtyre muajve sa nuk u lejuan të punojnë.
Ndryshe gjatë ditëve të ardhshme është paraparë të ndryshohen masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19, teksa mbetet të pritet se çfarë saktësisht do të ndërmerret nga institucionet vendore./Indeksonline/