75 Mall Live Search
17:12 / E Diele, 20 Shtator 2020 / C E

Son shënoi katër gola, por Mourinho ia prish intervistën

Trajneri Jose Mourinho mbetet një nga më karizmatikët në futboll.

Ai u shfaq në intervistën pas ndeshjes së Sonit dhe tha: “Harry Kane është njeriu i ndeshjes”, pavarësisht se koreano-jugori shënoi 4 herë.

Son menjëherë e kapi shakanë e trajnerit të tij dhe e konfirmoi diçka të tillë.

Mendoj se Harry e meriton të jetë lojtari i ndeshjes sepse shënoi një gol dhe dha 4 asiste për mua. Me Kane kemi një marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtë fushës“.

Jemi munduar shumë që ta përmirësojmë dhe e bëjmë çdo ditë diçka të tillë. Kemi kohë që njihemi dhe luajmë. Nuk jemi perfekt, por mundohemi të shkojmë drejt perfeksionit”, – tha ai.