Lampard fajëson Kepan për humbjen ndaj Liverpoolit

Frank Lampard, trajneri i Chelsea, analizoi humbjen 2-0 në shtëpi ndaj Liverpool.
Një hap fals për ekipin blu, që megjithatë mbeti me dhjetë dhe e pësoi golin e dytë nga Mane prej gabimit të portierit Kepa.
“Në pjesën e parë loja ishte shumë e ekuilibruar, kartoni i kuq ndryshoi pak planet dhe në interval unë duhej të ndryshoja diçka! Pastaj ishte një gabim i qartë i Kepa, shumë i keq: nëse do të kishim shënuar menjëherë pas penalltisë, do të kishim shkuar 1-1”, ka thënë Lampard pas ndeshjes.
I kuqi për Christensen? Për të hequr një karton të verdhë dhe për të dhënë të kuq duhet të jesh i bindur. Mund të kishte qenë ose jo”, tha ndër të tjerash trajneri. /IndeksOnline/