75 Mall Live Search
23:33 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ngjarjet e ditës së nesërme

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 8.30)

Mbahet edicioni i shtatë i “Shkollës Verore të BE-së” (EUSS) organizuar nga European Young Cell Alumni (EYCA) Kosovë dhe Projekti i Financuar nga BE-ja për Skemën e Qelizave të Reja (YCS), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. (Bashkimi Evropian në Kosovë, ora 9.00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sh.S. Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Salla e konferencave, Kati përdhes, ora 10.00 – 10.30 pa media, nënshkrimi në ora 10.30-10.40 vetëm pamje. Prononcimi për media, ora 10.40-11.00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione voton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Kuvendi i Kosovës salla N-302, ora 10.00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Kuvendi i Kosovës salla N-10, ora 11.00)

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Ahmet Krasniqit, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Vushtrri, ora 11.00)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. (Salla e seancave plenare, ora 13.00)

Youth Initiative for Human Rights në Kosovë organizon aksion rrugor në Sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Paqes”. (Ora 17.00)