75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbi 6 mijë studentë kanë fatin të pranohen në UP, në afatin e parë të konkursit që u hap sot

Universiteti i Prishtinës ka hapur dyert e mundësisë për studentët e rinj.

Duke filluar nga sot Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021.

Gjithsej 6 mijë e 638 studentë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së, për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit, transmeton Indeksonline.

UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike për t’u bërë pjesë e të cilave studentët mund të aplikojnë deri më 30 shtator 2020.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, klikoni në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,1179