Haradinaj-Stublla takim bilateral me Robert Greenway, Zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë në Këshilli Kombëtar të Sigurisë së SHBA-ve
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla ka zhvillua një takim ndara bilateral me Robert Greenay, Zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve.
Haradinaj- Stublla u shpreh se me Greenway biseduam për marrëveshjen historike të arritur në Uashington me 4 shtator, dhe rrugën përpara për implementimin e saj.
Tutje ajo u shpreh se diskutuan në veçanti pikat e marrëveshjes që bien në përgjegjësinë direkte të fushëveprimit të MPJD-së, specifikisht formalizimin e njohjes së ndërsjellë me Izraelin, dhe në rreshtimin e Kosovës në luftën e pakompromis kundër terrorizmit.
Më poshtë postimi i plotë:
Në kuadër të vizitës së delegacionit të lartë amerikan, udhëhequr nga i Deleguari Presidencial për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell – kisha kënaqësinë ta takoj në një takim ndaras bilateral z.Robert Greenëay, Zëvendës-Asistent i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Çështje të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve, me të cilin biseduam për marrëveshjen historike të arritur në Uashington me 4 shtator, dhe rrugën përpara për implementimin e saj.
Diskutuam në veçanti pikat e marrëveshjes që bien në përgjegjësinë direkte të fushëveprimit të MPJD-së, specifikisht formalizimin e njohjes së ndërsjellë me Izraelin, dhe në rreshtimin e Kosovës në luftën e pakompromis kundër terrorizmit.
E njoftova z.Greenëay se Republika e Kosovës është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se e çmon pafundësisht përkushtimin e lartë të SHBA-ve për vënien në jetë të zotimeve të dhëna në këtë marrëveshje që ka hapur rrugën e prosperitetit ekonomik e ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Zoti e bekoftë Amerikën
Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.