Ekipi i Sassuolos e shet një futbollist, gjysma e parave i shkojnë Barcelonës
Skuadra italiane, Sassulo e ka shitur mbrojtësin brazilian, Marlon te Fulhami.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka raportuar se transferimi është kompletuar për shumën 15 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Por, jo të gjitha paratë do i marr ekipi i Sassuloas, pasi që 50% e shumës do t’i shkojë në llogari Barcelonës.
Kjo për shkak se Sassuolo kur e kishte blerë Marlonin nga Barcelona, e kishte një klauzolë në kontratë, ku thuhej se Barcelona do të fitonte 50% të shumës nëse shitet braziliani./Indeksonline/