Ekskluzive: KB Prishtina ia rrëmben një basketbollist Rahovecit

Skuadra e KB Prishtinës duket se po zhvillon një merkato në heshtje, duke u bërë gati kështu për sezonin e ri.
Indeksonline përmes burimeve ka mësuar ekskluzivisht se basketbollisti i Rahovecit, Atik Koshi, do të jetë pjesë e klubit nga kryeqyteti sezonin e tjetër.

Prishtina pritet që të ketë një trajner të ri dhe disa transfere që janë afër kompletimit.
Dje për Indeksonlinen, Andin Rashica, e konfirmoi se është në bisedime për të marrë postin e kryetrajnerit të Prishtinës./Indeksonline/