75 Mall Live Search
07:14 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arben Vitia raporton sot në Komisionin për Menaxhimin e Pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojë sot në Komisionin Hetimor parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë.

Raportimi i tij do të fillojë nesër në ora 14:00.

Gjatë ditës së sotme në këtë komision dëshmoi Naim Musliu, babai i Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Gjilani i cili në maj të këtij viti u gjet i vdekur në Qendrën e Studentëve, e cila në atë kohë shërbente si karantinë, pasi që dyshohet se ra nga kati i pestë i njërit prej konvikteve.