11:32 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Plagoset me armë zjarri një shqiptar, në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Greqisë.

Sipas Top-Channellit, një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por fatmirësisht mësohet se shqiptari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj plagosjeje.