Për herë të parë që nga krijimi, as Messi as Ronaldo te më të mirët

UEFA-ja ka publikuar listën e tre futbollistëve finalistë për çmimin e Lojtarit më të Mirë në Evropë për sezonin e kaluar.
Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne dhe Manuel Neueri, do të garojnë për më të mirin në futbollin e Kontinentit të vjetër.
Që kur ky çmim jepet, nga viti 2010, për herë të parë në treshe nuk do të jetë njëri nga Ronaldo dhe Messi.
Dy lojtarët që shkruan historinë në dekadën e fundit si duket po vijnë nga fundi i karrierës së tyre të lavdishme. /IndeksOnline/
