Lukashkenko e mori mandatin e gjashtë në fshehtësi të plotë dhe me rrugët bosh
Presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko ka marrë mandatin e tij të gjashtë në një ceremoni përurimi që nuk u njoftua paraprakisht. Mediat vendase bën të ditur se disa qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë në Pallatin e Pavarësisë në Minsk.
Gjatë marrjes së mandatit rrugët u mbyllën, ndërsa autokolona e Lukashenko lëvizte nëpër qytet, thanë dëshmitarët.
Inaugurimet e Presidentit normalisht publikohen paraprakisht si ngjarje kryesore të shtetit, por kësaj radhe nuk u bë një gjë e tillë.
Në vend të kësaj, agjencia shtetërore e lajmeve Belta raportoi të Mërkurën: “Alexandër Lukashenko ka marrë detyrën si President i Bjellorusisë. Ceremonia e përurimit po zhvillohet në këto minuta në Pallatin e Pavarësisë.”
Lukashenko, i cili ka sunduar ish republikën Sovjetike për 26 vjet, theksoi se Bjellorusia kishte nevojë për siguri dhe konsensus “në prag të një krize globale”, një referencë e dukshme ndaj pandemisë së koronavirusit, njoftoi Belta.
Rivalja e tij kryesore politike, Svetlana Tikhanovskaya, e cila u arratis në Lituaninë fqinje mes arrestimeve masive, tha se Lukashenko sot nuk është as kryetar ligjor dhe as legjitim i Bjellorusisë.
Ndërsa bashkëpunëtori politik i opozitës Pavel Latushko postoi në rrjetet sociale me pyetjet: “Ku janë qytetarët e gëzuar? Ku është trupi diplomatik?”.