21:44 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Drita do të përballet me Legia Varshavën pa futbollistin e tyre kryesor!

Skuadra e Dritës edhe zyrtarisht e ka përfunduar stërvitjen e fundit përpara përballjes së nesërme ndaj skuadrës së Legie Varshavës.

Nesër me fillim nga pra 20:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Legia Varshavës dhe Dritës, duel ky i rëndësishëm për rundin e tretë në kuadër të kualifikimeve për Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline

Skuadra kosovare do të luajë nesër pa futbollistin e tyre kryesor, Ardian Limanin, pasi nuk ka arritur të rikuperhohet me kohë nga lëndimi.

“Warsawa, 23.09.2020

Poloni

Përfundon stervitja e fundit anti Legia!Klubi jone FC DRITA sapo ka perfunduar stervitjen e fundit anti Legia e cila do te zhvillohet neser me fillim nga ora 20:30.

Kapiteni Ardian Limani nuk arriti ta kaloj lendimin dhe do te mungoje neser, ndersa lojtaret tjere te gjithe jane te gatshem per ndeshje.FORCA DRITA”, thuhet në njoftimin e Dritës.