75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj jep lajmin e mirë për qytetarët e Deçanit e Strellcit, nënshkruan memorandum për ndërtimin e objektit të ri të QMF-së

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandumin në vlerë 260 mijë euor për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm.

Ky memorandum u nënshkrua bashkë me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar Zemaj.

Ai ka treguar tutje se tashmë sipas kërkesave kanë mundësuar që edhe kandidatët nga Deçani të jenë pjesë për edukim specialistik në mesin e 1034 kandidatëve, kryesisht për specializime për Mjekësinë familjare, Biokiminë klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri, të cilët do të punojnë në QKMF dhe QMF.

Njoftimi i plotë i Zemajt:

Urime qytetarë të Deçanit, Strellcit dhe fshatrave përreth!

Me qëllim të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor në Deçan, Strellc dhe fshatrat përreth, infrastrukturës së institucioneve shëndetësore të Deçanit po i shtohet edhe objekti i ri i QMF-së në Strellc të Epërm.

Së bashku me kryetarin e Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkruam memorandumin për “Ndërtimin e Objektit të Qendrës të Mjekësisë Familjare” në Strellc të Epërm , me vlerë 260,00 euro.
Pos investimeve në infrastrukturë, pritet të shtim edhe në personelin mjekësor duke konfirmuar se kjo komunë do ta ketë mbështetjen e plotë.

Në qoftë se edhe në zona të tjera është e nevojshme investimi në projektet infrastrukturore, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdoj tutje.

Tashmë sipas kërkesave kemi mundësuar që edhe kandidatët nga Deçani të jenë pjesë për
edukim specialistik në mesin e 1034 kandidatëve, kryesisht për specializime për Mjekësinë familjare, Biokiminë klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri, të cilët do të punojnë në QKMF dhe QMF.