Bartomeu derdh lot “krokodili” për Suarezin

Luis Suarez është larguar përfundimisht nga Barcelona me një fjalim lamtumirës në kanalet zyrtare të klubit katalonas.
Drejtuesit e Barcës kanë ndërprerë kontratën e tij derisa uruguaiani pritet të nënshkruaj me Atletico Madridin.
Largimin e Suarezit e “vajtoi” edhe Bartomeu edhe pse ishte njëri nga ata që e largoi nga skuadra.
“Karakteri juaj, shpirti juaj fitues dhe talenti juaj i futbollit lënë një kujtim të paharrueshëm mes të gjithë katalanasve. Shpresoj që së shpejti Camp Nou të mund të iu nderoj ashtu siç e meritoni. Barça do të jetë gjithmonë shtëpia juaj“, ka thënë Bartomeu për Suarezin.
Suarezi është golashënuesi i tretë më i mirë i skuadrës së Barcelonës. /IndeksOnline/