75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mourinho ia plotëson dëshirën gazetarit maqedon, realizon fotografinë me të!

Jose Mourinho gjeti kohë që të bëjë një fotografi me gazetarin maqedon, Igor Aleksandrovic që e emocionoi tekniku portugez në konferencën për media para takimit me Shkëndijën në kuadër të Evropa Ligës.

Gazetari maqedon i kërkoi Jose Mourinhos që ta bëni një fotografi së bashku, pasi babi i tij i ndjerë e kishte ëndërr që ta takonte njëherë teknikun e Tottenhamit, shkruan IndeksOnline

Pa asnjë hezitim, Mourinho ia plotësoi dëshirën gazetarit, Igor Aleksandrovic, ku tashmë fotgrafia është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale.