Nofkat e personave të përfshirë në rastin e Salih Mustafës, Specialja publikon dokumentin

Pas arrestimit të Salih Mustafës, Gjykata Speciale ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij, e poashtu ka përmendur edhe disa nofka të personave të përfshirë në rastin e tij.
Në pikën 9 të dokumentit të publikuar, thuhet se ndër anëtarët e tjerë të NKP-së përfshiheshin ushtarët e UÇK-së me pseudonimet “Tabuti”, ose “komandant Tabuti”, “Ilmi VELA”, “Bimi”, “Dardani”, “Afrimi” dhe ushtarë, policë dhe roja të tjerë të UÇK-së të pranishëm në kompleksin e ndalimit në Zllash.

“Secili prej anëtarëve të NKP-së, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të veta, kontribuoi në realizimin e qëllimit të përbashkët. Ndryshe, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të NKP-së, por u përdorën nga anëtarë të NKP-së në kryerjen e krimeve, për realizimin e qëllimit të përbashkët”, thuhet aty./Indeksonline/