Java e tretë e Superligës së Kosovës, dy skuadrat e inkuadruar, Besa dhe Arbëria e hapin këtë xhiro
Sot do të filloj java e tretë e Superligës së Kosovës.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje është ajo mes Besës së Pejës dhe Arbërisë, transmeton Indeksonline.
Dy ekipet u inkuadruan këtë sezon në Superligë. Besa e ka filluar keq sezonin duke pësuar humbje në dy ndeshjet e para. Pejanët u mposhtën nga Ballkani dhe Drenica.
Arbëria e ka nisur në mënyrë tejet të mirë sezonin e ri. Ata kanë katër pikë nga dy ndeshjet. Skuadra nga Lipjani arriti të fitoj në Mitrovicë kundër Trepçës 89 dhe barazuan me Prishtinën.
Ndeshja mes Besës dhe Arbërisë do të luhet në Pejë nga ora 16:00./Indeksonline/