Zyrtare: Pas Mërgim Vojovdës, mesfushori kosovar transferohet në Torino
Skuadra e Torinos ka njoftuar për transferimin e tre futbollistëve të rinj.
Midis tyre është edhe kosovari, Altin Kryeziu, transmeton Indeksonline.
Kryeziu nuk do të luajë në ekipin e parë, por për “Primaverat”. Torino arriti ta transferojë 18-vjeçarin nga skuadra e Spalit.
18-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe në të kaluarën ka luajtur për ekipin slloven, Kranji U17.
Vlen të theksojmë se në ekipin e parë të Torinos janë edhe dy kosovarët, Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani./Indeksonline/