Arteta komenton kalimin e Thiagos nga Bayerni në Liverpool

Mikel Arteta refuzoi të përgjigjej konkretisht, kur u pyet në lidhje me transferimin e Thiago Alcantaras nga Bayerni në Liverpool.
Arsenali ishin të interesuar për të firmosur me Thiagon, por gjërat ndryshuan në fund, kur mesfushorin spanjoll e kërkonte Liverpooli, shkruan IndeskOnline
Tekniku Arteta, në një konferencë për media, tha se nuk dëshiron të flas për transferimet e të tjerëve, por ai thotë se Thiago i pëlqen atij kur ai ishte futbollist i Barcelonës.
“Ne nuk diskutojmë gjërat e të tjerëve që bëjnë në tregun e transfeirmeve,” i tha ai “Football. London”.
“Më pëlqen shumë nga koha kur isha në Barcelonë. Ai luan me personalitet të jashtëzakonshëm, talent të shkëlqyeshëm, cilësi shumë të veçanta në mesfushë”, tha Arteta.