“Testi” i parë i Suarezit te Atletico Madridi

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka firmosur kontratë me klubin e Atletico Madridit.
Pas një qëndrimi prej 6 vitesh te klubi i Barcelonës, Suarez po provon një aventurë të re te rivali i madh i Barcelonës Atletico, shkruan IndeksOnline
Suarez ka fimrosur kontratë për vlerën 6 milionë euro në sezon dhe do të qëndrojë për 2 vitet me Atleticion, ndërkaq ai sot u testua edhe në stërvitje.
Ai sot ka zhvilluar një stërvitje individuale, si test para se t’i bashkohet grupit nesër në trajnimin e plotë.
