75 Mall Live Search
15:04 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare mesazh për amerikanët: Ju duhet të votoni

Jo rrallë herë artistët përfshihen edhe në temat politike e ndikojnë në jetën e secilit person dhe përditshmëri.

Këngëtarët bëjnë thirrje vazhdimisht që gjithë secili duhet të shfrytëzojë të drejtën për të votuar.

Kështu ka bërë edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max e cila në një postim të fundit në Instagram, ka kërkuar nga amerikanët që të dalin në votime.

“Ju duhet të dilni të votoni”, ka shkruar Ava Max në mbishkrimin e imazheve.

Kujtojmë që zgjedhjet në Amerikë pritet të zhvillohen në muajin nëntor./Indeksonline/