17:19 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Crotone – Milan, Tonali dhe Diaz nga minuta e parë

Milan është mysafir i Crotones në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.

Në këtë sfidë, Pioli do të jetë pa Ibrahimovicin i cili ka dalë pozitiv me koronavirus.

Në vend të tij do të luaj Ante Rebic derisa për herë të parë nga minuta e parë luajnë dy transferimet e reja, Tonali dhe Diaz.

Këto janë formacionet zyrtare:

Crotone: Cordaz; Magallan, Marrone, Golemic; Pedro Pereira, Messias, Cigarini, Zanellato, Molina; Simy, Dragus

Milan: G. Donnarumma, Calabria, Kjaer, Gabbia, Hernández, Kessiè, Tonali, Brahim Diaz, Calhanoglu, Saelemaekers, Rebic.