75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rexha: Futbollistët e rinj janë dembelë, rrinë gjithë natën me telefona!

Njëri prej futbollistëve më me përvojë në futbollin kosovar është Kastriot Rexha.

Rexha i cili ka dy tituj kampioni me Dritën dhe një Feronikelin, luan aktualisht te Drita.

Sulmuesi kosovar e ka komentuar edhe zhvillimin e futbollistëve të rinjë në Kosovë, në veçanti të atyre nga Gjilani.

“Bomberi” i Dritës ka lansuar kritika për futbollistët e rinjë.

“Nuk e di. Futbollistët e rinjë janë paksa më dembelë. Qëndrojnë natën zgjuar në telefona dhe gjëra të tjera, kjo nuk është gjë e mirë”, deklaroi Rexha në “Kanal10”.