75 Mall Live Search
21:57 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pusetat e hapura në Prishtinë, që po rrezikojnë fëmijët

Prishtina vazhdon të ketë probleme të shumta, e një nga kryesoret, mbetet infrastruktura rrugore dhe kaosi i ndërtimeve të larta.

Pavarësisht se nga paslufta investimet më të mëdha janë bërë në infrastrukturë, ende në kryeqytet, po vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugëve, e të tillat ka raste që kanë zgjatur edhe me vite, shkruan Indeksonline.

E tillë është edhe ajo “Pashko Vasa” në pjesën e quajtur Pejton, që është në qendër të Prishtinës.

Punimet për këtë rrugë kanë nisur muaj më parë, teksa një brengë tjetër, veç ajo që krijohet pluhur e tollovi është edhe mos shënjinimi i pusetave të cilat po shihen edhe si rrezik veçmas për fëmijët.

Shqetësime kanë shprehur vetëm vet banorët që jetojnë në këtë pjesë./Indeksonline