Pamje se si pitoni i gjatë bllokon trafikun në autostradë
Sezoni i shirave monsune, i cili zakonisht zgjat nga korriku deri në shtator, josh të gjitha llojet e krijesave në rrugët e Indisë.
Kështu, një piton i gjatë shkaktoi një bllokim trafiku në autostradën Eastern Express në Mumbaji.
Gjarpri kaloi rrugën dhe u mbështoll rreth rrotës së një makine. Shoferi e vuri re dhe thirri për ndihmë.
Kapësve të gjarprit iu desh rreth një orë për të mbërritur dhe oficerët e policisë lokale gjithashtu mbërritën në vendin e ngjarjes për të siguruar lëvizjen normale të automjetit.
Videot e shpëtimit të pitonit po qarkullojnë në mediat sociale dhe shumë prej tyre kanë shprehur mosbesim dhe tronditje.
Zyrtari i Shërbimit Pyjor në Indi Susanta Nanda shpërndau videon në Twitter.
“Gjatë monsuneve, gjarpërinjtë mund të depërtojnë në automjete. Vetëm kujdes,” shkroi ai.
In monsoon snakes can sneak into vehicles. Just be little careful. pic.twitter.com/C6mzWkZSLH
— Susanta Nanda IFS (@susantananda3) September 22, 2020