Morina i kënaqur me paraqitjen, paralajmëron Gjilanin

Arbëria ka barazuar me rezultat 0-0 me Feronikelin në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Trajneri i skuadrës nga Lipjani është shprehur i kënaqur për këtë paraqitje dhe ka thënë se me këtë ritëm do të luajnë edhe në Gjilan.
“Po unë jam shumë i kënaqur me atë që po tregojnë lojtarët nga ndeshja e parë pasi kjo është eksperiencë e mirë për ta. Ata po e kryejnë punën qysh është më së miri“, ka thënë Morina për “Art Sport”.
“Ne kemi transferuar disa lojtar që i kemi njohur nga Kosova dhe tre lojtar nga jashtë. Duhet me thënë që të gjithë lojtarë i kemi transferuar që me iu bashkëngjit lojtarëve që kanë qenë edhe në Ligën e Parë“.
“Ne punojmë për me qenë një ekip stabile dhe deri më tani ata e kanë tregu se serioz.”
“Kundër Gjilanit shkojmë për të luajtur si në këto ndeshjet e para“, tha ndër të tjerash trajneri i Arbërisë. /IndeksOnline/