Manchesteri shumë afër yllit të Barcelonës, kanë mbetur vetëm detajet

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në fund të merkatos, Osumane Dembele është shumë afër të transferohet te Manchester United.
Sipas AS, anësori i Barcelonës do të bashkohet me Djajtë e Kuq për një shumë rreth 50 dhe 60 milionë euro, shkruan Indeksonline.
“Dembele i Barcelonës është shumë afër mbylljes së transferimit të tij në Manchester United. Sipas informacionit të marrë, Barca do të pranonte një ofertë prej 50 ose 60 milion euro për anësorin francez”, ka shkruar gazeta spanjolle.
Klubi katalonas po kërkon të largoj Dembelen në mënyrë që të nënshkruajnë me Memphis Depay.
Dembele arriti në Camp Nou për një 130 milionë euro nga Borussia Dortmund tre vjet më parë. /IndeksOnline/
