75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Daçiç ankohet, thotë se ministrja Haradinaj – Stublla po tenton njohje të reja

Daçiç në një paraqitje televizive në Serbi u ankua se votimi për Pavarësinë e Kosovës pasoi pasi Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, komunikoi me ministren e jashtme të Bosnje Herzegovinës me 8 shtator, duke kërkuar që vendi a njoh Pavarësinë e Kosovës.

“Ajo (Haradinaj) thotë se marrëveshja në Uashington mundëson njohjen e ndërsjellë të Izraelit dhe Kosovës dhe i lutet përzemërsisht qeverisë së BiH të marrë në konsideratë njohjen e Kosovës,” tha Daçiç.

Ai shtoi se Prishtina po abuzonte me marrëveshjen e Uashingtonit në një gjuhë të sofistikuar në mënyrë që të mos duket se abuzon me marrëveshjen.

“Ajo komunikon edhe me shumë vende të tjera, ndoshta edhe me letra tjera. Kjo ftesë për BiH është sigurisht një abuzim i marrëveshjes së Uashingtonit. Serbia duhet të ndalojë lobimin kundër Pavarësisë së Kosovës ndërsa ata do u bëjnë thirrje vendeve të tjera dhe e paraqesin se është pjesë e marrëveshjes që edhe vendet e tjera t’a njohin Kosovën, tha Daçiç.