75 Mall Live Search
22:19 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shiu në Prishtinë: Akumulohen 14 milimetra shi

Pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Prishtinë pati rrebeshe shiu.

Pasdite të reshurat herë-herë ishin me intensitet më të lartë dhe u shoqëruan edhe me rrufe.


Gjatë ditës së sotme u akumuluan gjithsej 14 milimetra shi, bën të ditur Prishtina Weather.

Sipas PW, kjo solli totalin për këtë muaj në rreth 40 milimetra, shumë afër vlerave mesatare për muajin shtator.