75 Mall Live Search
12:46 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arsimtarët e shkollës “Naim Frashëri” protestojnë kundër drejtoreshës së tyre

Tashmë dy vjet, në vazhdimësi ka ankesa për punën e Shqipe Vllasaliu- Mehmetit, drejtoreshë e shkollës fillore “Naim Frashëri”, në kryeqytet.

Ankesa për punën e saj kanë shprehur mësimdhënësit e kësaj shkolle, nxënësit dhe Këshilli i prindërve.

Ndërsa sot arsimtarët e kësaj shkolle, meqë  ankesat e tyre për largimin e saj nuk po realizohet, kanë dalë për të protestuar.

IndeksOnline, ka raportuar se ankesat dhe pakënaqësitë e mësimdhënësve të kësaj shkolle janë dorëzuar në Drejtorinë komunale për Arsim (DKA), por asnjë nga to nuk janë marrë parasysh meqë deri tashti drejtoresha e kësaj drejtorie, Shpresa Shala, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundrejt ankesave të protokolluara.