Veseli: Studentët e 1 tetorit, iu bashkuan kërkesave fundamentale për lirinë e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në përvjetorin e protestave studentore, ka thënë se ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet.
Veseli ka shkruar në Facebook se historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 tetorit, si datë e vetëdijes për liri, përmes së cilës rinia studentore ia vë vetes peshën e një ideali madhor.
“Studentët e 1 tetorit iu bashkuan zërit të kërkesave fundamentale për lirinë e vendit. Ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet. Nderim për jetën dhe veprën e studentëve dëshmorë. Respekt për studentët atdhetarë, që u mbetën besnikë kauzave për çlirim”, ka shkruar ai.