75 Mall Live Search
12:02 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ndihmohen me paketa emergjente mbi 5,000 familje në nevojë, në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se deri tani janë shpërndarë 2,666 pako emergjente në fazën e dytë.

Sipas tij, deri tani janë ndihmuar mbi 5.000 familje, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Jemi të vendosur të qëndrojmë afër secilës familje të prekur nga pandemia!

Sot, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, vazhduam shpërndarjen e paketave ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.

Gjatë kohës së pandemisë, kemi pranuar gjithsej 4.000 kërkesa, ku në fazën e parë kemi shpërndarë rreth 1.750 paketa për familjet në nevojë.

Ndërkaq në fazën e dytë vazhduam me shpërndarjen e 2.666 paketave, ku në total kemi mbështetur me paketa emergjente mbi 5.000 familje.

Në të njëjtën kohë, me qëllim të mbështetjes së ekonomisë vendore, jemi munduar që produktet e paketave ushqimore dhe higjienike të përbëhen nga prodhimet vendore.

Falënderoj gjithë donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë për mbështetjen e ofruar gjatë kësaj periudhe. Bashkë, me solidaritet e humanizëm kalojmë me sukses çdo sfidë para nesh!