75 Mall Live Search
07:48 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kolona të gjata nga Podujeva për në Prishtinë

Ditëve të fundit janë duke u krijuar kolona tejet të gjata në relacionin Prishtinë-Podujevë-Prishtinë.

Në adresë të IndeksOnline lexuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihet kolona e madhe në orët e hershme të mëngjesit.

Qytetarët që e përshkojnë këtë rrugë janë shprehur të indinjuar me këtë situatë.

Ata kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të që shpejtojnë punimet e rrugës në këtë relacion./IndeksOnline/