Kursim në ushqim, kursim në udhëtim, Qeveria e Hotit niset me autobus për në Shqipëri

Kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e përbashkët me atë të Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në të cilën pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpërndarë një fotografi rrugës për në Shqipëri, shkruan IndeksOnline.
E siç duket, Hoti edhe këtë herë ka kuryser. Ai ka marrë rrugën bashkë me kolegët me autobusë për në kryeqytetin e bukur të Shqipërisë.
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë ?? ? ??”, ka shkruar ai./IndeksOnline/
