Tragjedia në Novi-Pazar, kjo është gjendja e baxhanakut të pronarit të “Selo Tours”-it

Mbrëmë në Novi- Pazar në rrethana të paqarta është vrarë pronari i kompanisë “Selo Tours”, Selatin Janova, derisa raportohet se ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.
Siç raporton televizioni serb A1 tv, personi i plagosur është me inicialet J.P dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Novi-Pazarit me një plagë në këmbë dhe se është jashtë rrezikut për jetën.
“Një burrë me inicialet J.P është dërguar në Departamentin e Kirurgjisë me një plagë në këmbë dhe i janë bërë analizat e duhura. Ai është jashtë rrezikut për jetën”, i është thënë këtij televizioni për gjendjen shëndetësore, derisa ende nuk dihet autori që ka shtënë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë A1-shit se janë dëgjuar shumë të shtëna.