Bajrami: Rrugëtimi i sotëm drejt Shqipërisë- realizim i ëndërrave të atyre që kanë vdekur

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.
Bajrami gjatë udhëtimit ka kujtuar kohët e vështira të dikurshme ku gjenocidi serb e dëboi atë me famljen drejt Shqipërisë.
Ajo tha se rrugëtimi i sotëm është rezultat i sakrificave të shumë gjeneratave. Nga Hasan Prishtina deri te Ibrahim Rugova, Adem Jashari e Ahmet Krasniqi.
Postimi:
Dy rrëfime për rrugëtimin në Shqipëri
Sot, derisa po shkojmë për në Shqipëri, si kabineti qeveritar, mu kujtua rrugëtimi i parë për në shtetin shqiptar. Ishte 8 maji 1999, kur u deportuam nga forcat serbe nga Kosova.
8 maji ishte ditë e rëndë. Djali i dajës dhe djali i axhës u vranë në luftë derisa vëllai im ishte në front me ushtarët e UÇK-së.
Ky rrugëtim në këtë formë po realizohet edhe si rezultat i sakrificave të shumë gjeneratave. Nga Hasan Prishtina deri te Ibrahim Rugova, Adem Jashari e Ahmet Krasniqi. Pra, është realizim i ëndrrës të të gjithë atyre që kanë vdekur, atyre që kanë dhënë pjesët e trupit dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar gjithçka për këtë ditë.
Mirënjohëse përjetësisht!
Hykmete Bajrami