Biznesmeni kosovar që u vra mbrëmë në Novi-Pazar, varroset sot në Prishtinë

Varrimi i biznesmenit kosovar, Selatin Janjeva që u vra mbrëmë në Novi – Pazar, do të bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e kryeqytetit.
52-vjeçari, pronar i kompanisë turistike “Selo Turs”, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në natën tragjike mbrëmë, ku i plagosur mbeti edhe baxhanaku i tij.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar vrau Selatin Janjevën. /IndeksOnline/
