75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vrasja e Selatin Janjevës, në Serbi, ndodhi për mosmarrëveshje familjare

Mbrëmë në Novi-Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur kanë vrarë pronarin e agjencisë turistike “Selo Tours” në Prishtinë, dhe kanë plagosur baxhanakun e tij.

Vrasja e Selatin Janjevës, pronar i agjencisë turistike “Selo Tours” ndodhi pas një mosmarrëveshjeje familjare  me dorasin.

Këtë e kanë thënë nga familja e të ndjerit për IndeksOnlinen përmes një emaili.

“Te nderuar,

Ju lutem, pranoni kete njoftim si te vetmen të vërtetë të plote ne lidhje me rastin tragjik te vdekjes se Selatin Janjevës.

Rasti tragjik ka te beje me mosmarreveshje familjare dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore.

Ju lutemi, të keni konsideratë për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këso informatash jo të vërteta.

Me respekt,

Familja Janjeva /IndeksOnline/