Lëndohen 3 persona në një aksident në lagjen “Kodra e Trimave”

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për një aksident të rëndë në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Aksidenti i ndodhur në orën 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu”, ka lënë të lënduar tre persona.
Policia ka njoftuar për IndeksOnline se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë janë lënduar 3 persona.
“Rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë tre persona janë të lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha për IndeksOnlinen zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.