75 Mall Live Search
18:51 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

E konfirmuar – Nuk do të ketë tifozë në takimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ndeshja në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pa tifozë.

Lajmin për këtë takim të vlefshëm për fazën e play-offit të Ligës së Kombeve e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, shkruan IndeksOnline.

Federat maqedone shkruan se të gjithë mjetet e grumbulluar më herët nga shitja e biletave për ndeshjen me Kosovën, do t’i kthehen secilit tifozë.

“Bordi i Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që mjetet nga shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Kosovë të kthehen”.

Kujtojmë se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me 8 tetor në stadiumin “Tose Proeski”.