75 Mall Live Search
09:15 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rihanna flet për albumin e shumëpritur: Do të jetë shumë argëtues

Rihanna ka folur pak më shumë rreth asaj se si mund të jetë albumi i saj i ardhshëm.

Këngëtarja 32-vjeçare foli me Associated Press gjatë Savage X Fenty Show Vol. 2  në fillim të kësaj jave tha që ajo po shikon të pëfundoi këngët.

Ajo është në procesin e peshimit të të gjitha pjesëve që ka në duar.

“Çfarë ndjej personalisht? Çfarë dua të vë dhe si artist, si dua të luaj me artin tim? Si dua ta interpretoj atë? Si dua ta rimagjinoj atë? Sepse ka qenë kaq e strukturuar më parë ”.

Rihanna, e cila është duke u rikuperuar nga një aksident me skuter , tregoi se ajo thjesht dëshiron që të argëtohet  mirë me albumin e saj të ri.

“Ju bëni pop, keni bërë këtë zhanër, por tani është ashtu si, çfarë më bën të lumtur?” shtoi ajo.

 “Unë thjesht dua të argëtohem me muzikë. Gjithçka është kaq e vështirë. Bota në të cilën jetojmë është shumë. Është e tepërt çdo ditë. Dhe muzikën, po e përdor si ikje nga realiteti. “

Kujtojmë që Rihanna bëri pjesë të sfilatës “Savage X Fenty” yjet më të njohura në botë./Indeksonline/