Perotti nga Roma në Fenerbahce

Mesfushori argjentinas, Diego Perotti është shumë afër largimit nga klubi i Romës.
Thuhet se Perotti është shumë afër transferimit të madh në klubin e Fenerbahces, shkruan IndeksOnline
Siç raporton “Sky Sports”, Fenerbahce e ka të detajuar operacionin për transferimin e Perotti brenda këtij afati kalimtar.
Klubi turk do të marrë të gjithë pagën e lojtarit dhe nuk duhet të futet asnjë dëmshpërblim për kartonin e tij. Perotti është 32 vjeç dhe është në klubin romak që nga viti 2016.